Daçiç raport në KS: Prishtina nuk respekton marrëveshjet

43

daçiçPërfaqësuesi i Sekretarit gjeneral të OKB-së, Farid Zarif gjatë seancës debatuese mbi raportin e Sekretarit të Përgjithshëm Ban ki Moon mbi zhvillimet në Kosovë, e cila po mbahet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka thënë se zbatimi i marrëveshje së Brukselit ka kaluar nëpër një fazë të rëndësishme dhe ka arritur në një fazë kritike.

Sipas tij, nga seanca e fundit raportuese janë bërë përparim. Duke folur për zgjedhjet lokale në Kosovë , ai tha se në dallim nga zgjedhjet e kaluara ka pasur një përparim, edhe në pjesën veriore.

“Edhe pse e ulët, pjesëmarrja e serbëve ishte e rëndësishme”, ka thënë Zarif duke shtuar se rezultati i zgjedhjeve të 3 nëntorit ka treguar motivim për participim në procesin demokratik të të gjitha komuniteteve të Kosovës.

Ai ka thënë se gjatë zgjedhjeve ka pasur disa probleme të cilat kanë zgjuar vëmendje edhe të mediave ndërkombëtare. Këtu ka përmendur sulmet e grupeve huligane serb mbi tri qendrat e votimit në veri të Mitrovicës.

Zarif ka pohuar se për këto policia e Kosovës dhe e EULEX-it është duke zhvilluar hetime për të kapur autorët e këtyre sulmeve.