Sejdiu: Pavarësia ishte premtim i presidentit Bush

56

sejdiuPavarësia e Kosovës ishte premtim i Presidentit amerikan, Xhorxh Bush, një vit para se të ndodhte kjo ngjarje e rëndësishme. Në 6-vjetorin e pavarësisë së Kosovës ish-presidenti Fatmir Sejdiu ka rrefyer disa nga prapaskenat që çuan deri në ditën e shumpritur për kosovarët.

“Unë kam pasur takime atëherë me sekretaren e shtetit Condoliza Rise dhe natyrisht përmes saj kam pritur mesazhet e presidentit Bush. Aty ka qenë edhe ekipi i unitetit. Na është thënë shumë qartë se SHBA-të janë thellë të përkushtuara që ky proçes të përfundoië mirë, se kemi zgjedhur diplomatët më të mirë që ka Amerika për të kryer kete punë. Na thanë se kishin besimi te ne. Na është thënë qartë edhe porosia e presidentit Bush se “është dashur të përfundojmë këtë punë sepse u kam premtuar kosovarëve se kjo punë do të kryhet”, kjo na është thënë edhe në takimin me Sekretaren Rise në fillim të vitit 2007, do të thotë gati një vit para shpalljes së pavarësisë”.

Sejdiu ka rrefyer me tej se ishte nje opsion edhe 28 nentori, si datë për shpalljen e pavarësisë, por duket se kjo nuk është mirëpritur nga ndërkombëtaret.

“Për 17 shkurtin ishte vendosur dy javë para shpalljes së pavarësisë, opsion ka qenë edhe 28 nëntori. Këtu pat insistuar kryeministri Agim Çeku, por edhe Veton Surroi që ka qenë në ekip të unitetit. Por, paralelisht kemi pasur edhe këshillën se është mirë që të përcjellim edhe disa procese që lidhen me rajonin Ne e kemi ditur kontekstin kohor saktësisht në dy javët e fundit”.

Sejdiu ka qenë personi i parë që ka hdhur firmën e tij në dokumentin e shpalljes së pavarësisë dhe këtë e cilëson si momentin më të mirë të jetës së tij, por duhet se i ka mbetur merak fakti që nuk ka arritur ta siglojë atë dokument me një stilolaps që kishte marrë dhuratë nga Papa Benedikti XVI.

“Atë ditë që është bërë nënshkrimi i Deklaratës së Pavarësisë dhe që kam qenë i pari që e kam bërë këtë, unë e kam marrë me vetë atë stilolaps të dhuruar nga Papa Benedikti XVI që të nënshkruaja me të, por më është sugjeruar që të nënshkruhet me një stololaps specifik që do ti qëndronte kohës”.

Ndërkaq Sejdiu tregon se flamuri i Kosovës ishte përcaktuar nje muaj para shpalljes së Pavarësisë.