Avokati i Mëhillaj, Andoni tentoi vetëvrasjen

70

mehillajI konsideruar si sekser i vrasjeve dhe shpërthimeve me minë të telekomanduar, Adnon Mëhillaj ka tentuar të vetëvritet në ambientet e burgut 302, ku ndodhet në paraburgim. Lajmi është konfirmuar për Ora News, nga avokati mbrojtës i tij, Lazer Sokoli.

Sipas avokatit ngjarja është shënuar pasditen e djeshme, ku 38-vjeçari ka tentuar të presë damarët,ndërsa nuk ka dhënë më shumë sqarime se si dhe me çfarë mjetesh ka tentuar të kryejë një veprim të tillë.

Avokati, Lazer Sokoli, tha se klienti i tij Andon Mëhillaj ka kërkuar ta takojë dhe të dërgohet në spital, por nuk është lejuar nga autoritetet e burgut, ndërsa ka mundur ti dërgojë atij disa ilaçe në qelinë e paraburgimit.

Andon Mëhillaj u vetëdorëzua në polici pak ditë më parë, ndërsa avokati i tij mbrojtës deklaroi se është i pafajshëm dhe se nuk qëndrojnë akuzat ndaj tij si ndërmjetës apo porositës për disa vrasje me pagesë.

Avokati gjithashtu bëri të qartë se Andon Mëhillaj kishte pritur deri tani për tu dorëzuar për të siguruar familjen e tij. Ndërkaq mbetet në kërkim kushëriri i tij,Genis Mëhillaj, për të njëjtat akuza, “akte terrorizmi” dhe “financim të terrorizmit”.