Një person i armatosur ka grabitur një kazino mesnatën e mbrëmshme në Shkodër. Grabitësi është larguar, pasi ka marrë 400 mijë lekët e xhiros ndërsa jashtë dyshohet se e priste edhe një bashkëpunëtor tjetër. Gjatë grabitjes nuk ka pasur të lënduar.
Policia me të marrë sinjalizimin mbërriti në vendin e ngjarjes, ndërsa ka sekuestruar kamerat e sigurisë së kazinosë dhe disa bizneseve të tjera pranë saj për të identifikuar autorët.



