“Moti po përkeqësohej dhe ne vendosëm të largoheshim. Unë po vendosja çantat në makinë dhe fëmijët ishin në det. Gruaja shkoi t’i thërriste dhe kur ktheva kokën, e pashë të shtrirë në tokë. U shokova”, tha bashkëshorti i saj. Ndërsa specialist i motit theksoi se rrufetë janë më të rrezikshme në ketë periudhë pasi përqindja e lagështirës në ajër është shumë e madhe, ndryshe nga stina e verës. Familja kishte shkuar të kalonte një ditë në plazh, kur moti papritur u përkeqësua dhe disa goditje rrufe u dëgjuan duke shkaktuar tragjedinë.