o Rritja e sigurisë së sistemit shqiptar dhe kosovar. Kjo ndikon në një fare mase edhe në sigurinë e sistemit rajonal të interkonjeksionit.
o Realizimi i një uljeje të kostove tëoperimit të sistemeve të të dyja vendeve, si rrjedhojë e operimit dhe bashkërendimit të përbashkët nëpërmjet kësaj linje.
o Kjo linjë ndihmon nëoptimizimin afatshkurtër dhe afatmesëm të burimeve hidrologjike dhe termale, përkatësisht, të Shqipërisë dhe Kosovës.
Këshilli i Minisrave miratoi gjithashtu projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për eksport, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, që vepron në emër të Republikës së Shqipërisë dhe përfaqësohet nga Ministria e Financave, dhe Uni Credit Bank Austria AG, për financimin e projektit mbarëkombëtar të radioterapisë.
Ky projektligj ka për qëllim ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për eksport, për financimin e projektit mbarëkombëtar të radioterapisë, në shumën 2 000 000 euro, akorduar nga qeveria austriake, nëpërmjet UniCredit Bank Austria AG.
2. Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për realizimin e programit “Projekti pilot për krijimin dhe eksperimentimin e një sistemi sigurimesh të lehtësuara për mbulimin e rreziqeve në bujqësi”.
Programi ka si qëllim të ndihmojë në stabilizimin e të ardhurave të popullsisë shqiptare që merret me bujqësi dhe synon krijimin e eksperimentimin në nivel kombëtar të një sistemi sigurimesh të lehtësuara kundër rreziqeve të fatkeqësive natyrore, duke marrë si sektor pilot atë të vreshtarisë. (kredi ndihme prej 2 milionë eurosh)
3. Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për programin “Zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të ullishtarisë shqiptare (ZHQSV)”.
Qëllimi i programit është përmirësimi i sigurisë ushqimore kombëtare, i kushteve social-ekonomike të familjeve rurale shqiptare dhe zhvillimi i qëndrueshëm i bujqësisë shqiptare, duke pasur si objektiv të veçantë përmirësimin e sektorit të ullishtarisë e prodhimit të vajit. Programi do të mbështetë harmonizimin e legjislacionit shqiptar për kultivimin e ullirit dhe prodhimin e vajit me standardet legjislative të BE-së. (kredi ndihme prej 3 milionë eurosh)
4. Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për programin “Fuqizimi i Agjencisë Shqiptare të Pagesave (AZHBR) për lëvrimin e kontributeve në bujqësi”.
Pogrami ka për qëllim të sigurojë pajisjen e Agjencisë Shqiptare të Pagesave (AZHBR) me sistemin e integruar të menaxhimit dhe të kontrollit (IACS), i kërkuar nga Bashkimi Evropian si instrument i detyrueshëm për administrimin e rregullt të kontributeve financiare që jepen në sektorin bujqësor, të parashikuara nga kuadri rregullues komunitar. (kredi ndihme prej 2 milionë eurosh)
Qeveria në mbledhjen e sotme vendosi për krijimin e Komisionit Ndërinstitucional përbashkërendimin e punës në zbatimin e projektit të Gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP).
Vendimi ka për qëllim krijimin e Komisionit Ndërinstitucional për projektin TAP për mbështetjen dhe bashkërendimin e punës në nivel institucional në zbatimin e projektit të Gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP).
3. Për miratimin, nëparim, të marrëveshjes së grantit nr.TF013194, të Fondit Global të Mjedisit (GEF), ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për financimin e projektit “Raportimi për konventat, harmonizimi I Planit Kombëtar të Veprimit për të luftuar shkretëtirëzimin në Shqipëri dhe përgatitjen e raportit kombëtar”.
Ky vendim synon miratimin e marrëveshjes së grantit, për harmonizimin e Planit të Veprimit Kombëtar për të luftuar shkretëtirëzimin e tokës në Shqipëri dhe përgatitjen e raportit kombëtar për Konventën e Kombeve të Bashkuara për Luftën Kundër Shkretëtirëzimit (UNCCD), nëpërmjet një granti prej 150 000 USD-sh.
4. Për emërim në detyrë të z.Alfred Dalipi në detyrën e zëvendësministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit.
5. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes për përfundimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet ministrive të mbrojtjes të Traktatit të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO) dhe Shtabit Suprem të Fuqive Aleate të Evropës (SHAPE), për krijimin dhe mbështetjen e qendrave të operacioneve të kombinuara ajrore (CAOCs) në Komandën Aleate të Evropës.
Vendimi synon miratimin, në parim, të marrëveshjes për përfundimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet ministrive të mbrojtjes të Traktatit të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO) dhe Shtabit Suprem të Fuqive Aleate të Evropës (SHAPE), për krijimin dhe mbështetjen e qendrave të operacioneve të kombinuara ajrore (CAOCs) në Komandën Aleate të Evropës, duke shtyrë kohëzgjatjen e këtij memorandum deri më 30 qershor 2014.