Pasi la morgun, arkivoli do të dërgohet në një bazë ajrore për ceremoninë e lamtumirës nga anëtarët e partisë së tij, Kongresi Kombëtar Afrikan (ANC).
Të paktën 100 mijë njerëz kanë ardhur për të parë për herë të fundit trupin e ish-presidentit të Afrikës së Jugut, të vendosur në shtetin e Pretorias gjatë 3 ditëve të fundit, por disave prej tyre u është dashur edhe të kthehen mbrapsht, për shkak të radhëve të gjata.
Memoriali në bazën ajrore “Waterkloof” pritet të nisë rreth orës 06:00, për t’i lejuar anëtarëve të partisë në pushtet, ANC, t’i japin lamtumirën e fundit. Më pas, arkivoli do të niset me avion drejt aeroportit Mthatha në Kepin Lindor, përpara se të varroset në Qunu.
Lt-Gjeneral Xolani Mabangu, nga forcat e mbrojtjes, tha se vajtues nga klani Madiba dhe familja e Mandelës, ashtu si dhe zyrtarë të lartë qeveritarë do të shoqërojnë arkivolin, raporton Asociacioni i Shtypit të Afrikës së Jugut.
Një roje nderi ushtarake do të mirëpresë mbërritjen në Mthatha, teksa arkivoli do të vendoset mbi një karrocë me armë dhe transportohet nga një mjet funeralesh. Rezidentët lokalë pritet të formojnë një “zinxhir njerëzor” nga Mthatha deri në Qunu, ku dhe do të kalojë trupi i pajetë i Mandelës. Sapo të mbërrijë në Qunu, komuniteti Thembu do të zhvillojë një ceremoni tradicionale.
Ish-lideri 95-vjeçar Nelson Mandela ndërroi jetë më 5 dhjetor.