Thaçi: A duhet ta fillojmë prapë luftën me Serbinë?

51

hashim thaciKryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i ka ftuar serbët e Kosovës që të dielën të dalin për votime në zgjedhjet e përsëritura duke theksuar se me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje do të humbnin vetëm ekstremistët në veri të Kosovës. Ai ka tërhequr vëmendjen se në rast të incidenteve të reja, Serbinë do ta konsiderojë përgjegjëse për këtë.

Në intervistën për gazetën Guardian Thaçi ka thënës e Kosova nuk është e rrezikuar nëse serbët integrohen në të dhe njëkohësisht ka hedhur poshtë kritikat se Marrëveshja e Brukselit u tregua kundërthënëse edhe në Serbi e edhe në Kosovë.

“Si duhet ta zgjidhim situatën me Serbinë? A duhet ta fillojmë sërish luftën? Të vrasim njëri – tjetrin?”

“Marrëveshja është përgjigjja e më e mirë e mundshme”, ka thënë Thaçi dhe ka shtuar se “ajo është zgjidhja më e mirë për Kosovën e për Serbinë që të bëhen anëtare të BE-së”.

“Ne nuk kemi luftuar kundër serbëve ne kemi luftuar ta largojmë Serbinë dhe mekanizmat e saj represivë të vitit 1999”, ka thënë ai .

Lidhur me aktakuzën kundër 15 të akuzuarve të Grupit të Drenicës ai ka thënë se të gjithë ata që qo do të dënohen për krime lufte, do të përjashtohen nga partia e tij. /koha/