Asnjë problem për Messin

59

Lionel-Messi1Rendimenti i ulët i Leo Messit në ndeshjen ndaj Realit ka ngritur shumë pikëpyetje në Barcelonë, por trajneri Gerardo Martino thotë se gjithçka është në rregull me yllin e skuadrës katalanase.

“Messi nuk ka asnjë shqetësim dhe mua nuk më shqetëson fakti që nuk shënoi gol. Rëndësi ka që ai jep shumë për lojën tonë. Messi nuk ka asnjë problem fizik dhe ndaj Realit luajti për 90 minuta”, deklaroi Martino.

Ai theksoi se për pleshtin nuk kanë rëndësi statistikat por forma e mirë e tij, dhe ai është i bindur se ajo do të vijë shumë shpejtë. I pyetur mbi pozoicionin e tij ai u përgjigj se ai mund të luaj në një sër pozicionesh dhe ka aftësinë ta ndihmoj skuadrën kudo që luan.

Në lidhje me protestat e lojtarëve madrilenë për gjykimin e Klasikes nga Undiano Mallenco, Martino tha:

“Mbase arbitri ka gabuar, por u luajtën 90 minuta dhe duhet të përqëndrohemi tek loja dhe jo tek episodet. Në pjesën e parë dominuam ne, në 25 minutat e para të pjesës së dytë dominoi Reali. Në fund ishte një ndeshje e barabartë. Nëse mendojnë se arbitri gaboi, kanë bërë shumë mirë që e kanë vënë në dukje”- përfundoi fjalën e tij Gerardo Martino.