“Do të firmos të mërkurën pasdite ose të enjten. Numrat janë ato që thonë gjithmonë të vërtetën. Në 5 ndeshjet e para morëm 9 pike, shënuam 6 gola dhe pësuam 5, ndërsa në 5 ndeshjet e fundit morëm 2 pikë, shënuam 3 dhe pësuam 6. Fakti kryesor është që ekipi ynë ra viktimë e një përgjegjësie shumë të madhe dhe tregoi që nuk është akoma gati për një objektiv kaq të rëndësishëm. Për sa më përket meje, mendoj se i kemi bërë gjërat ashtu siç duhet”, u shpreh italiani.
De Biazi ka hedhur poshtë zërat e përhapur në media se kontrata e tij e re do të kalojë shifrën e 1 milion eurove, ndërkohë që ka pranuar se shumë shpejt FSHF-ja do të kërkojë të bëjë një takim me talentin e Manchester United, Adnan Januzaj, për të zbuluar mendimet rreth kombëtares shqiptare.
Në fund të intervistës së tij, De Biasi nuk është në një mendje me Dukën për sa i përket kualifikimit për në Kampionatin Evropian. “Nuk ekziston asnjë klauzolë e tillë, por është dëshira e madhe e imja dhe e presidentit Duka që ta shohim sa më shpejt këtë skuadër në një kompeticion të madh. Objektivi më i rëndësishëm është të ndërtojmë një skuadër sa më të fortë. Unë nuk jam fitues, por i arrij objektivat që më vendosin klubet apo federatat”, përfundon De Biazi.