SHBA, Kongresi kundërshton rihapjen e pjesshme të qeverisë

62

kongresi amerikanDhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të martën hodhi poshtë tri masa të veçanta për financimin e pjesshëm të qeverisë federale e cila është mbyllur pjesërisht të martën.

Projektligjet e propozuara nga republikanët për të rihapur parqet kombëtare, muzeumet, shërbimet e veteranëve dhe për të financuar qytetin e Uashingtonit, nuk arritën të merrnin dy të tretat e votave të nevojshme.

Edhe nëse këto propozime do të ishin miratuar, Shtëpia e Bardhë tha se do t’i vinte veton çdo përpjekjeje për rihapjen e pjesshëm të qeverisë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney tha se përpjekjet për të financuar disa funksione të qeverisë dhe për t’i lënë të tjerat të mbyllura  tregon një mungesë të plotë të seriozitetit nga ana e republikanëve.

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve kritikuan republikanët për shqetësimin e tyre në lidhje me parqet publike në vend të programeve për ushqyerjen e fëmijëve. Udhëheqësja e pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi e krahasoi këtë veprim me rrëmbyesit të cilët lirojnë vetëm nga një peng në një kohë të caktuar./VOA/