Sot takime të rëndësishme mes SHBA-së dhe Rusisë

63

chucSekretari amerikan i shtetit, John Kerry dhe sekretari i mbrojtjes, Chuck Hagel, pritet të takohen sot me homologët e tyre rusë, Sergei Lavrov dhe Sergeri Shoigu megjithë problemet në marrëdhëniet mes dy shteteve.

Takimi i sotëm në Washington pritet të mbahet megjithë njoftimin që e ka bërë Shtëpia e Bardhë të mërkurën se presidenti Barack Obama e ka anuluar një takim me presidentin rus, Vladimir Putin i planifikuar për muajin e ardhshëm.

Lidhjet mes SHBA-ve dhe Rusisë janë në një pikë të ulët në disa çështje, njëra prej të cilave ka të bëjë me aprovimin e kërkesës për azil të ish kontraktorit të inteligjencës amerikane, Edward Snwoden.

Snowden ju ka dhënë mediave informacione sekrete të programve amerikane të vëzhgimit të internetit dhe telefonatave.

Takimi i sotëm pritet të ketë në fokus  situatën në Afganistan, Iran, Kore të Veriut si dhe planet amerikano- evropiane për mbrojtje raketore që Rusia e kundërshton ashpër.