Në asnjë takim të këtij turi parasezonal ai nuk është aktivizuar, duke e bërë të qartë ftohtësinë që ekziston mes tij dhe Junajtid. Ndërkohë që Çelsi vazhdon që të bëjë oferta për kartonin e lojtarit. Kampionët e Anglisë refuzuan një ofertë prej 30 mln eurosh për kartonin e tij, por blutë e Londrës nuk do të tërhiqen. Nga ana e tyre, edhe “djajtë do të bëjnë rezistencë, me qëllim që të përfitojnë sa më shumë nga shitja e kartonit të talentit anglez. “Një ofertë u refuzua nga Junajtid për Runin. Ne vazhdojmë të mbajmë pozicionin tonë, ai është i pashitshëm”, – njoftoi klubi.
Taktika – Junajtid po lufton që ta mbajë Runin, por nëse nuk ia arrin, do të përfitojë sa më shumë. Kështu, mediat angleze raportojnë se ata po presin një tjetër ofertë, por londinezët nuk duan të shkojnë më shumë se 35 mln euro për kartonin e Runit. Pritet që çështja të marrë zgjidhje më 26 gusht, kur do të ketë një sfidë mes dy ekipeve.
Fletçer – Mesfushori i Junajtid, Daren Fletçer, ka frikë se Uejn Runi mund të largohet nga ekipi: “Uejni është një lojtar fantastik, të cilin çdokush do e donte ta kishte në ekip. Unë do të dëshiroja që ai të qëndronte, por kam frikë se në vazhdim mund të vesh një fanellë tjetër. Megjithatë, ky është një vendim që i takon atij dhe klubit”.