Një zgjidhje interesante, që ka ardhur nga projekti i firmës Sextafeira Produgues, në Portugali i quajtur Umbrella Sky Project.
Qëllimi është një zgjidhje me kosto të ulët, i përballimit të rrezeve të diellit, që nxehin rrugicat e Portugalisë. Çadrat shumëngjyrëshe, të cilat janë të lidhura njëra me tjetrën jo vetëm arrijnë të frenojnë disi nxehtësinë për qytetarët, por i japin dhe një ngjyrim të përkryer rrugicave, pasi zgjedhja e ngjyrave është bërë me kujdes për të krijuar efekte.
Projekti aplikohet gjatë muajve të verës nga korriku në shtator.