Gjatë këtij takimi Kryesocialisti Rama, është shprehur pro të drejtës së bashkëjetesës mes personave të të njëjtit seks, ndërsa në lidhje me çështjen e martesave mes së njëjtës gjini, pranoi se më parë duhet përgatitur shoqëria dhe duhet përgatitur terreni për të pasur debate të frytshme dhe sidomos informim. Kreu i PS-së, theksoi gjithashtu rëndësinë që institucionet shtetërore të kenë një rol më aktiv në lidhje me luftën kundër diskriminimit.
Rama deklaroi gjithashtu se kur flisje për çështjet e LGTB që në fillim të viteve ’90-të të konsideronin si homoseksual. Kryesocialisti i siguroi aktivistët se brenda dy viteve të para të qeverisjes socialiste, do të ketë një projekt të planifikuar me kujdes dhe maturi për të integruar komunitetin LGBT, për të eliminuar format e diskriminimit, por sidomos për të informuar dhe kulturuar shoqërinë.