Letra e Leonard Bombaj: Po më grabitin përsëri!

64

bombajMedias shqiptare! Po ju shkruaj publikisht, pasi kjo histori private, mund te sherbeje per Opinionin Publik!
Po grabitem persedyti! Heren e pare nga dora e krimit ne 2010, se dyti nga krimi me duart e drejtesise ne 2013!
Nga njera dore kam nje vendim te Gjykates Per Krimeve te Renda, te formes se prere, qe ka denuar fajtoret, qe me vune gjobe, nga dora tjeter kam nje Vendim nje gjyqi civil qe i vjen teresisht ne kundershtim me Gjykaten e Krimeve te Renda.
Ne  doren ku kam vendimin e Formes se prere te Krimeve te Renda, fajtoret qe siguruan me dhune nje kontrate shitje makine nga dora ime, jane denuar penalisht per gjobevenje
Ne doren tjeter te Gjyqit Civil nje bashkepunetor i tyre (mik i fajtoreve) me akuzon se une i paskam vjedhur atij makinen time!
Pra kolege te Medias, ne mes te dy duarve,jam une Leonard Bombaj, qytetar i Republikes se Shqiperise qe i jam borxhli Hajduteve! Me duart lart! Me dy vendime kundra njera tjetres.

Po vazhdoj!
Ne doren qe kam vendimin e krimeve te renda, une publikisht i fala njerezit, duke i kthyer kurrizin te kaluares.
Ne doren tjeter te Gjyqit Civil z. Dionis Jazaj mik i fajtoreve, ka fituar  nje gjyq pa prezencen time dhe me mua ne mungese!
Ne castin qe une nisem per turne me 30 artiste drejt 1500 spektatoreve, ne dere me vjen permbarimi dhe policia.
Ju  lutem me lejoni te vazhdoj pjesen komike te gjykates, qe tragjedizon jeten qytetare:
Ne Gjykaten Civile, miku i fajtoreve deklaron: “Leonard Bombaj eshte miku im prej kohesh, me shiti makinen dhe pastaj ma mori prape.”
Ne Gjykaten e Krimeve te Renda ky “mik” qe se kam njohur kurre deklaron: “makinen ma shiti Leonardi, leket ja dhashe fajtoreve, pastaj makinen ma moren prape fajtoret!”
Nje detaj i vockel, qe solli deme te medha: perse ky Leonard e shiti makinen?
Sepse dy prej  tyre ishin police, me karta policie,dhe une nuk kisha shtet tjeter te me ndihmonte, keshtuqe u detyrova te ndjek urdherat e tyre, nen kercenimin e armeve, duke pare kuturu nje shtet qe te me mbronte. Prape policia me kerkon me insistim qe une te dorezoj makinen time, qe ma moren gjobevenesit.

Do te doja qe opinioni te informohej per nje biznes te paskrupullt qe ekziston mes nesh, nje biznes qe e mora vesh ne kete experience te mosqoftshme: Bankiere Pirat pa License, qe grabisin hallexhinj, qe me sakte quhen Pengmarres Makinash.

Nese nje njeri i semure, ka nevoje per nje operacion urgjent dhe i duhen 5milion leke, ky i shkrete, dorezon makinen 15 milioneshe tek keta Bankiere Pirate, e “shet” ate per 5 milion. Pas gjashte muajve ketij njeriu ndoshta i “sheruar” i duhet nje vit te grumbulloj leket, dhe pas nje vit e gjysem, merr vesh qe kamatat e kane cuar borxhin ne 20 milion leke. Atehere viktima e shkrete pajtohet me fatin, dhe humb makinen. Ndersa keta Pengmarres makinash, blene nje makine 15 milioneshe per 5 milione. Dhe keshtu historia vazhdon,dhe keta “Bankier Pirate Makinash” me leket e fituara, investojne ne segmente te drejtesise per te fituar gjyqe si psh, le te themi kunder Leonardit dhe ne strkturat e policise per ti ekzekutuar keto vendime. Ruajuni! Se ka shume neper kembe!

Pra ky zoteri qe sot une i paskam vjedhur makinen time, ne sy te grabitesve fliste me mua per data, dhe kamata i mbeshtetur nga Gazmend Canaj (i njohur si Gazi i Dijes).Por fale Prokurorise dhe Gjykates se Krimeve te Renda gjithshka u parandalua, fajtoret u denuan dhe makina u rikthye tek une.

Por konfuzioni tashme eshte ne dere te disa paleve: Z.Dionis Jazaj do makinen time qe ja paskam “vjedhur”, permbaruesi ka nje vendim ne dore te Gjykates Civile, dhe i ben presion policise per mbeshtetje, dhe Leonardi shpallet ne kerkim, me nje vendim ne dore te Gjykates se Apelit te Krimeve te Renda, qe nuk me ndihmon ne kete cast.

Nuk eshte rastesi qe ky sulm mbi emrin tim, behet ne castin qe sapo kam mbaruar nje serial,sapo kemi mbaruar turneun ne 12 qytete me mbi 20 mije spektatore. Nuk eshte rastesi qe sapo botova librin “Papafingo” me Vipat shqiptare, nje “Dore” sulmon mbi jeten time. Jam shume i entuziazmuar se se shpejti do fillojme sezonin 2 te “Fresk Fare”, do rihapet Qendra Artistike per qindra femije 3 deri 17 vjec.

Perpara Medias po i drejtoj vetes pyetjet me te veshtira: Mos valle kam bere gabim qe fala gjobvenesit e mi? Mos valle z.Dionis Jazaj, po kryen hakmarrje te porositur? (dem material,dhe dem imazhi?)

Meqe Hakmarrja perfshin balten mbi emrin tim, atehere dhe une po ju ripermend emrat e mesiperm:Dionis Jazaj,Gazmend Canaj,(Gazi I Dijes), Njerez qe i zene frymen Hyrjes se Komisariatit, me makina dhe shoqerues. Krijesa qe te vjedhin edhe kemishen e hallit tend, dhe vishen si viktima. Investigojini! Do surprizoheni!

Kurre nuk jam penduar per faljen qe kam ofruar,sepse fala njerezit dhe jo krimin, dhe si te gjithe artistet Faljen e kemi instikt, qe furnizohet nga Perfytyrimi I se Ardhmes. Por si shume shqiptare te fyer nga padrejtesia, po permend Borghesin: “Nuk kam frike nga vdekja! Ndoshta trupi im Po!” Ky eshte jeleku antiplumb qe na ka mbetur te veshim.

Kerkoj nepermjet Medias qe te pezullohet kjo bastisje qe tashme po mjel te ardhura nga llogaria ime bankare dhe rroga e bashkeshortes. Kerkoj qe z.Dionis Jazaj te paraqitet ne gjyqin qe une e pres per Kontrate te dhunshme dhe parate tua kerkoje atyre qe ua ka dhene, dhe qe jane denuar pikerisht per ato leke.

Po e mbyll shume shpejt, kete leter, madje i ndrojtur sepse e di qe ka plot shqiptare per te rrefyer halle me te renda, dhe dhimbje me te padurueshme, qe heshtin me Ulerime!

Me pelqen te besoj, se shteti ekziston, qe Drejtesia Vendos edhe drejt!

Ju faleminderit per kohen,vemendjen! Mbetem Juaji sinqerisht!

LEONARD BOMBAJ