Chris Kyle, një ish-kauboj, konsiderohet si snajperisti më i efektshëm në historinë e gjatë të SHBA-së. Pentagon thotë se ai ka vrarë 160 vetë ndërsa ai vetë vlerëson se numri total i viktimave të tij ka qenë 255 vetë. Ushtria amerikane thotë se kryengritësit në Irak i vunë nofkën “djalli” dhe vendosën një çmim prej 20 mijë dollarësh për kokën e tij. Dukej se atë nuk e brente ndërgjegjja për viktimat e tij. “Çdo njeri që vrisja e konsideroja me bindje si të keq”, i tha ai BBC gjatë një intervistë. “Kur të përballem me Zotin, do të ketë shumë gjëra në llogarinë time, por asnjë prej vrasjeve që kam bërë nuk do të jetë aty”.
Filmi “Snajperi amerikan” nuk është në lidhje me trimërinë amerikane në luftë. Është një dramë që bën fjalë për dëmin emocional që lufta u shkakton edhe ushtarëve më të guximshëm dhe efikasë. Sa më shpesh që Chris, një baba dhe bashkëshort, rikthehet në luftë, aq më shumë pakësohet aftësia e tij të komunikojë me gruan dhe miqtë për eksperiencat e tij. Ky rreth vicioz e tërheq atë sërish drejt fushëbetejës. Ryan Galucci, zëvendës drejtor i “Veteranëve të Luftërave të Huaja”, thotë se kjo është një ndër traumat më të zakonshme që përjetojnë ushtarët. “Sapo je rikthyer nga një eksperiencë shumë e thellë, e cila është shumë e vështirë të vendoset në kontekstin e një civili normal. Prandaj mendoj se filma si ky janë të rëndësishëm për përpjekjet për pasqyrimin e emocioneve të pjesëmarrjes në një luftë dhe të rikthimit në shtëpi.” Aktori Bradley Cooper luan rolin kryesor të Chris Kyle, i cili gradualisht shkëputet nga vetvetja, dhe i shkatërruar përpiqet të rindërtojë jetën e tij. Aktrimi i tij i dha një nominim për Oskar si “Aktori më i Mirë”. Chris Kyle u vra në shkurt 2013 nga një tjetër veteran, i cili vuante nga sindromi i çrregullimeve post-traumatike (PTSD). Bashkëshortja e tij thotë se filmi i shërbeu asaj si një katharsis. “Kisha pak paqe brenda meje përpara se të shkoja për të parë filmin, por kur dola kuptova se çfarë barre më ishte hequr, barrë të cilën e kisha mbajtur me vete gjithë këtë kohë. Ata e kanë pikasur historinë, dhe vetë Chris, me gjithçka që ai ishte, me të mirat dhe të këqijat. Tashmë është diçka e hapur për gjithë botën që ta shohë, dhe kjo është diçka e bukur.”
Në film tregohet biografia e Kyle. Burimi kryesor për Eastwood ka qenë libri që ka publikuar vetë Navy Seal në 2013-ën (titulli i librit ishte American Sniper), i cili u bë një best seller vetëm pak para se Kyle të vritej nga një veteran i cili vuante nga sindromi i çrregullimeve post-traumatike. Por cilat janë episodet reale në film dhe cilat janë të krijuara? Revista “TIME” ka folur me skenaristin e filmit, Jason Hall dhe ka rindërtuar historinë.
Chris Kyle rekrutohet nga Navy Seal pas një ndarje me të fejuarën në moshën 30-vjeçare
Kyle ishte pjesë e rodeo (sport tradicional në Meksikë). Në kujtimet e tij ai tregon se lëvizte nga njëri qytet në tjetrin për të marrë pjesë në gara. U detyra që të heqë dorë nga ky aktivitet pas rrëzimit në tokë nga një kalë i egër. Ai episod i shkaktoi dëmtime të shumta, thyerje të kyçit të dorës ku më pas i vendosën hekura. Ky ishte motivi që e detyroi të trokiste në dyert e Marinës dhe jo ndarja nga e fejuara. Në libër shkruan se stërvitjen e parë e bëri në vitin 1999. Kishte lindur në 1974. Kjo tregon se ka hyrë në Navy Seal 25 vjeç dhe jo 30 siç tregohet në film.
Chris Kyle qëlloi një fëmijë iraken që tentoi të hidhte granata ushtarëve amerikanë
Filmi nis me skenën ku Kyle duhet të vendosë nëse duhet të qëllojë apo jo një fëmijë. Një grua del prej shtëpisë gjatë një rrethimi amerikan në një qytet iraken. Ajo i jep një granatë fëmijës duke e detyruar që ta hedhë në drejtim të ushtarëve amerikanë. Kyle është i detyruar ta vrasë, të njëjtën gjë bën edhe me gruan. Kjo është ajo çka shihet në film. E vërteta në fakt qëndron ndryshe. Kyle vrau gruan dhe jo fëmijën. Në një intervistë tek Time në 2013-ën, ai tregon se nuk donte ta vriste gruan, por ishte i detyruar të mbronte ushtarët amerikanë.
Chris Kyle dhe gruaja e tij Taya u martuan pas misionit të tij të parë në Irak
Chris dhe Taya u takuan pak kohë pas hyrjes së tij në Marinë. Pas disa kohësh ata u martuan. E gjithë kjo ndodhi para se Chris të ikte me mision në Irak. Taya lindi dy fëmijë gjatë misioneve të Chris, një djalë dhe një vajzë.
Chris Kyle vret një snajperist iraken me emrin Mustafa
Sipas skenaristit Jason Hall, një snajperist me emrin Mustafa ekzistonte me të vërtetë. Si Kyle, edhe ai kishte marrë famë si i pa gabueshëm në terren. Çdo goditje e përqendruar mbi 800 metra i atribuohej atij. Kyle nuk e përmend atë në libër. Kur Hall e pyeti Kyle për këtë mangësi, ai u përgjigj se ai i kishte vrarë një prej miqëve të tij më të mirë dhe nuk dëshironte ta vendoste emrin e tij në libër. Në film, Chris ndjek Mustafain për ta vrarë dhe ia arrin qëllimit me një goditje të vetme në misionin e tij të katërt në tokën irakene. Në të vërtetë, Kyle ka rrëfyer gjithmonë se e ka vrarë Mustafain, por asnjëherë nuk ka qenë i sigurtë. Ka treguar gjithashtu se ka dëgjuar zëra se Mustafai është ende i gjallë.
Chris dhe Taya u ndanë gjatë një telefonate ku ai ndodhej në një konflikt me armë
Në film, Taya telefonoi Chris për t’i thënë se ishte shtatzënë. Në ato momente Kyle ndodhej në një konflikt me armë zjarri dhe nuk mundi të bisedojë me të. Ndryshe nga çfarë tregohet në film, Chris nuk mundi të fliste me Taya. Ai u lidh me të vetëm pas pesë ditësh, për gjithë ato orë ajo e mendoi atë të vdekur.
Kishte një shifër për kokën e Kyle?
E vërtetë. 20.000 dollarë i ofroheshin personit që do të vriste Chris Kyle. Armiqtë do ta njihnin nga tatuazhi që kishte në krah. Në të vërtetë ekzistonte kjo shumë për të gjithë snajperistët amerikanë dhe jo vetëm për të.
Kyle dhe Navy Seals ndiqnin një kryerebel të quajtur ‘Kasapi’
Nuk është e vërtetë. Nuk ka ekzistuar kurrë dhe Kyle nuk e ka përmendur në librin e tij. është vendosur në skenari e filmit si shtesë.
Chris Kyle u vra nga një marins që kërkonte të ndihmonte në Texas
Pas misionit ët tij të fundit në Irak, Kyle u largua nga Marina dhe krijoi një shoqëri të vogël që krijonte mhete për ushtrimet fizike në shtëpitë e veteranëve. Ndonjëherë kalonte edhe kohen me grupet e tyre. I çonte për të bërë qitje ose i nxiste për të treguar eksperiencat e tyre të luftës dhe kthimit në shtëpi. Nëna e marinsit Eddie Ray Routh zbuloi këto aktivitete dhe i kërkoi atij të ndihmonte të birin i cili vuante nga Sindroma Post Traumatike e Stresit, sëmundja e famshme e veteranëve. Kyle e çoi të bënte qitje dhe Routh qëlloi mbi të duke e lënë të vdekur. Gjyqi i tij nis muajin që vjen.
“The American Sniper” ka patur shumë sukses në SHBA. Filmi i Clint Eastwood është në krye të gjithë klasifikimeve. Historia e Chris Kyle, snajperistit të Navy Seal që vrau 160 persona gjatë viteve të shërbimit në Irak, ka bërë shumë përshtypje tek publiku amerikan, e jo vetëm. Filmi dramatik i përfshirë në kandidaturat për çmimin Oskar “Snajperi amerikan”, i regjisorit Clint Eastwood, është i bazuar në historinë e vërtetë të Chris Kyle, i njësisë speciale të marinës Navy SEAL, i cili shërbeu katër herë rresht në Irak si snajper. Gjatë shërbimit të tij ushtarak, Kyle shpëtoi jetë të panumërta ushtarësh amerikane dhe u bë i famshëm ndër miqtë dhe armiqtë për nishanin e tij të pagabueshëm. Ai mori nofkën “legjenda” dhe ishte marinsi më i dashur për ushtarakët amerikanë. Filmi eksploron kostot e luftës në psikikën njerëzore.Chris Kyle, një ish-kauboj, konsiderohet si snajperisti më i efektshëm në historinë e gjatë të SHBA-së. Pentagon thotë se ai ka vrarë 160 vetë ndërsa ai vetë vlerëson se numri total i viktimave të tij ka qenë 255 vetë. Ushtria amerikane thotë se kryengritësit në Irak i vunë nofkën “djalli” dhe vendosën një çmim prej 20 mijë dollarësh për kokën e tij. Dukej se atë nuk e brente ndërgjegjja për viktimat e tij. “Çdo njeri që vrisja e konsideroja me bindje si të keq”, i tha ai BBC gjatë një intervistë. “Kur të përballem me Zotin, do të ketë shumë gjëra në llogarinë time, por asnjë prej vrasjeve që kam bërë nuk do të jetë aty”.

*T.O