Gjykata lë në burg Gjeneralin Gjoka, akuzohet për abuzime

53

gjykataGjykata e Beratit ka lënë në arrest me burg Komandantin e Brigadës Logjistike në Forcat e Armatosura, me gradë “Gjeneral Brigade” Syrja Gjoka (ne foto).

Vetë gjenerali nuk u paraqit në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë që u zhvillua sot paradite në Gjykatën e Beratit, por u përfaqësua nga avokati i tij.

Komandanti i Brigadës Logjistike i Forcave të Armatosura u arrestua më 16 maj, pasi akuzohet se ka abuzuar me një fond prej 6 milionë lekësh të reja.

Nga hetimi rezultoi se gjatë kohës që ka ushtruar funksionin e komandantit të repartit ushtarak 3200 në Kuçovë në kundërshtim me ligjin dhe pa miratimin e strukturave eprore ka nxjerrë urdhrin për shkatërrimin e të paktën 7 objekteve në pronësi të FA.
Po ashtu gjatë hetimit janë krijuar dyshime të arsyeshme se ky shtetas ka falsifikuar nënshkrimet e disa prej anëtarëve të komsionit të cilët ishin ngarkuar për përcaktimin e objekteve që do të prisheshin.
Sipsa një vlerësimi paraprak të bërë nga Ministria e Mbrojtjes kërkuar nga prokuroria për nevojat e hetimit rezulton se dëmi financiar nga këto veprime të kundraligjshme është në vlerën e afërsisht 6 milionë lekëve të reja.