Snowden: Standarte të reja për shmangien e abuzimeve nga NSA-ja

55

NSAGjatë një seance dëgjimore në Këshillin e Evropës, ish-këshilltari i agjencisë amerikane të sigurisë kombëtare, NSA, Edward Snowden, u shpreh se mbështeste standartet e reja ndërkombëtare me synim evitimin e abuzimeve të kryera nga NSA-ja në fushën e mbikëqyrjes së të dhënave për të mos u përhapur si fenomen në mbarë botën.
Snowden u dëgjua me anë të një videokonference nga Moska ku ai ndodhet, nga deputetë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, një organizatë panevropiane me seli në Strasburg, e orientuar në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
“Kemi si detyrë të zhvillojmë standarte ndërkombëtare për të penguar përshkallëzimin e mëtejshëm të abuzimeve në përmasa të gjëra”, u shpreh ai në lidhje me programet e mbikëqyrjes në masë të të dhënave në fushën e telekomunikacionit kryer nga NSA-ja.
“Nuk bëhet fjalë vetëm për një problem amerikan apo të BE-së por në një shkallë më të gjërë, atë ndërkombëtar”, theksoi ai.