Shpërthimi ndodhi në provincën Konduz.
“Një bombë artizanale shpërtheu pas kalimit të një kamioni që transportonte kuti votimi mes distriktit Khan Abad dhe qytetit Kunduz. Shpërthimi shkaktoi tre të vdekur, një prej të cilëve anëtar i Komisionit Zgjedhor të pavarur, një polic dhe shoferin”, deklaroi, Sayed Sarwar Hossaini, zëdhënës i policisë rajonale.
“Kamioni dhe tetë kutitë e votimi u shkatërruan”, shtoi ai.
Shefi i seksionit lokal të Komisionit gjedhor të pavarur, Amir Amza Ahmadzai e konfirmoi incidentin duke shtuar se fletët e votimit ishin numëruar dhe rezultatet ishin bërë të ditura para nisjes së kamionit.