Rinis procesi gjyqësor i ish-presidentit Morsi

57

mohamad morsiProcesi gjyqësor i presidentit të shkarkuar islamik Mohamed Morsi, vijon gjykimin në lidhje me vdekjen e manifestuesve në dhjetorin e 2012-ës ndërsa ai mbante postin e presidentit.
Morsi i shkarkuar nga ushtria më 3 korrik 2013 akuzohet për nxitje të mbështetësve të tij për kryerjen e vrasjeve me paramendim gjatë protestave të dhunshme të cilat shkaktuan të paktën shtatë të vdekur para pallatit presidencial në Kajro më 5 dhjetor 2012.
Ai rrezikon dënimin me vdekje, gjykim që pritet të jepet edhe ndaj 14 bashkëpunëtorëve të tij të akuzuar, ish-zyrtarë të lartë të qeverisë, bashkëpunëtorë të ngushtë dhe përfaqësues të “Vëllazërisë Myslimane”.