Samaras: Asnjë organizatë kriminale nuk do të bëhet rregullator i jetës tonë

60

samaras1Nuk do të lejoj kurrë që një organizatë kriminale të bëhet rregullator i jetës tonë politike, deklaroi kryeministri grek, Antonis Samaras. Lidhur me ngjarjet e ditëve të fundit, Samaras theksoi se ishte ai personalisht që e luftoi që në fillim partinë ”Agimi i artë”, me ashpër se kushdo tjetër. ”Nuk do të lejoj sjelle të papranueshme nga kushdo zyrtar i qeverisë”, nënvizoi kryeministri. Samaras vuri në dukje se qeveria vazhdon, me të njëjtin besim të patundur të mbështesë absolutisht pavarësinë e drejtësisë dhe shtoi se gjithë ata që kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave (të Rendit dhe të Drejtësisë), identifikohen me ”Agimin e artë” për qëllime partiake. Samaras përsëriti se Greqia po del nga kriza, po del në tregjet financiare ndërkombëtare dhe askush nuk mund ta ndryshojë këtë. ”Dhe nuk lejojmë askënd të na tërheqë përsëri mbrapa. Kujtoni se ku ishim para dy vjetësh. Me sakrificat e popullit grek bëmë atë që nuk e priste kush dhe tani që po zenë vend ato sakrifica, avancojmë në një faqe të re për Greqinë. Vijën e drejtë që kam ideuar për atdheun nuk e ndryshoj”, theksoi Samaras.