“Michael ka shënuar përmirësim gjatë kësaj periudhe. Ai ka shfaqur momente të ndërgjegjësimit dhe zgjimit. I kemi qëndruar pranë gjatë gjithë kësaj periudhe të vështirë me ekipin e spitalit të Grënobles dhe shpresojmë në shërimin e plotë të tij”, shkruan zëdhënësja e tij, Sabine Kehm. Ish-piloti 45 vjeçar, u përplas me një shkëmb më 29 dhjetor duke bërë ski në një qendër pushimi në Alpet franceze.