Rezultatet për Komisionin Qendor të Zgjedhjeve janë ende paraprake, por Organizata për vëzhgimin e zgjedhjeve, e ka konfirmuar rezultatin pozitiv të partisë së drejtuar nga Vucic, ndërsa partia e Dacic ka arritur të marrë vetëm 15% të votave.
Pasi u mësua fitorja Aleksandër Vuvic u është drejtuar qytetarëve duke deklaruar se Partia që ai drejton ka arritur rezultatet më të mira që prej 25 vjetësh në historinë e parlamentarizmit në Serbi”.
“Është koha t’u zgjas dorën të gjithë atyre që kanë ide për t’u bashkuar dhe për të bërë diçka të mirë për Serbinë. Programi për qeverinë e re do të bëhet i ditur së shpejti dhe e gjithë puna do të kompletohet më 1 maj. Ne nuk do të luftojmë për zgjedhjet e ardhshme, por për brezat e ardhshëm’”, unë jam i sigurt se Serbia do të vazhdojë rrugën e saj evropiane, luftën e saj kundër korrupsionit, por kjo qeveri ju sigurojë do të japë rezultate deri në mesnin e mandatit. Ne kemi shansin t’u tregojmë se ne jeni ndryshe, ne do të punojmë me shumë dhe do të jemi më të përgjegjshëm për politikat tona” ka thënë Vucic në një konferencë për mediat.
Qeveria e re serbe duhet të përballet me sfida të shumta siç janë janë papunësia, korrupsioni, ekonomia dhe marrëdhëniet me Kosovën.
Ndërkaq kreu i Partisë Socialiste Serbe, ish-kryeministri Dacic deklaroi se: “nuk kemi diskutuar për pozicionin që do të mbajmë me progresistët”.
Ndërsa kreu i partisë Demorkacia e re, ish presidenti Boris Tadic që arritit të marrë vetem 7 % votave ka hedhur poshtë zërat për marrëvehsje bahskëpunimi me Vucic. “Roli im dhe i partisë ishte t’i ofronim një mundësi popullit për të na votuar. Ne do të shohim se si do të shkojnë gjerat në vijim në lidhje më pushtin e madh që morën progresistët” ka thënë Tadic.
Komisioni Qendror i Zgjdhjeve në Serbi ka bërë të ditur se pjesëmarrja e votuesve ka qenë 53.2 për qind. Sipas analistëve pjesëmarrja në votime ka qenë e ulët krahasuar me zgjedhjet e 2012-ës.