Objekte lundruese në det, pistë e re pas zhdukjes së mistershme të avionit

52

Boeing_777_above_clouds,_cropNjë satelit kinez ka diktuar në det të hapur disa objekte lundruese, ndoshta mbetje të avionit Boeing 777 i zhdukur pesë ditë më parë pas ngritjes nga pista e Kuala Lumpurit, një pistë e re në një nga katastrofat më misterioze të aviacionit modern.
Vietnami bëri të ditur se aeroplanët e tij, dy avionë “AN-26″ u dërguan atje sot në mëngjes. Ata nuk diktuan asnjë mbeturinë në zonën e sipërpërmendur, në detin e Kinës jugore, mes Malajzisë dhe Vietnamit.
Avionët u kthyen në bazë pa gjetur asgjë për momentin, njoftoi Dinh Viet Thang, zëvendës drejtor i Aviacionit Civil të Vietnamit.
I njëjti konstatim edhe nga pala malajziane. “Zero vëzhgim” shkroi në një mesazh shefi i operacioneve ajrore malajziane, Affendi Buang.