Toka është krijuar rreth 4,5 miliardë vite më parë, por fëmijëria e saj e turbullt, periudha kur ajo po strukturohej, vazhdon të mbetet shumë e panjohur për shkencëtarët.
Fillimisht mendohej se planetit tonë i ishin dashur rreth 600 milionë vite, që prej krijimit, për t’u ftohur dhe që të krijohet shtresa që e rrethon, korrja tokësore.
Por, gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, zbulimi i kristaleve të vegjël të zirkonit që janë krijuar në origjinën e korres tokësore atëherë kur u formuan edhe kontinentet, kanë tronditur kronologjinë e fëmijërisë së hershme të Tokës, një periudhë kjo që njihet me emrin “Hadéen”.
Zirkoni është minerali më i vjetër i njohur në Tokë. Gjeologët i vlerësojnë për memorjen e tyre të jashtzakonshme dhe shumë të saktë. Zirkoni është shumë rezistent, ai mund të kalojë epokat duke mbetur kimikisht i paprekur, i mbyllur në gurrë më të rinj.
Në rajonin Jack Hills, në perëndim të australisë, ku u zbulua zirkoni më i vjetër, ekipi i John Valley, i Universitetit të Uiskonsin në SHBA, kreu studime të imtësishme dhe doli në përfundimin se ky zirkon ka moshën 4,374 miliardë vite.
“Ky zbulim përforcon edhe më shumë idenë se Toka ka pasur një hidrosferë (të gjitha format e ujit) rreth 4,3 miliardë vite më parë. Madje edhe kushtet potenciale që mundësojnë zhvillimin e jetës u krijuan në këtë epokë”, tha John Valley.
Sipas shkencëtarëve format e para të jetës në Tokë u shfaqën reth 3,5 miliardë vite më përpara.