Sipas raportimit të GNK, situata në Meksikë është shumë e përkeqësuar, për sa i përket vrasjeve që kryhen nga Kartelet e drogës. Në vetëm 100-ditë, qëkur Presidenti i ri i vendit Enrique Peña Nieto, mori funksionet e tij, llogariten të jenë vrarë rreth 3.000 persona. Vrasjet e Kartelit llogariten të jenë, të paktën që prej vitit 2006, më shumë se 70.000 mijë persona, një shifër 20 herë më e lartë, se sa lufta 10-vjeçare e NATO-s në Afganistan.
Presidenti i vendit Pñna Nieto që pas ardhjes në detyrë, ka ndërmarrë një sërë masash duke angazhuar ushtrinë për zgjidhje e kësaj problematike, pasi si policia kombëtare edhe ajo lokale nuk ishin kompetente dhe të trajtuara për të përballuar sulmet e rënda me granata hedhëse dhe raketa të Karteleve të drogës. Armë këto të blera në shumicën e tyre ne Amerikë. Por, me vendosjen e ushtrisë në terren, është shfaqur një tjetër problematikë, pasi ushtria nuk është e trajnuar në të njëjtën optikë si policia për sa i përket respektimit të të drejtave të njeriut.
Presidenti, ka arritur të bindë tre parti politike, për nënshkrimin e një pakti për Meksikën, ku përfshihet një seksion sigurie dhe angazhime mbi reformat që kanë lidhje me sigurinë. Presidenti ka venë disa figura opozitare në aparatin e tij të sigurisë, ku një nga figurat është ish shefi i Policisë së Meksikës, i cili duhet të përballet me ndërtimin e një strukture policie kombëtare, federale dhe koherente gjithashtu.
Paralelisht fokusi në këtë plan është vënë edhe në aspektin financiar, ku synohet një financim për zbutjen e varfërisë, parandalimin e dhunës, ngritjen e qendrave rinore, formimit profesional dhe kohezionin e komunitetit.
Pikërisht këtu, është momenti që edhe Amerika duhet të përpiqet për te ndihmuar Presidentin e vendit në këtë ndërmarrje të vështirë. Rëndësia ekonomike e Meksikës, pavarësisht shkatërrimit të karteleve, njeh veçse rritje. Shkëmbimet tregtare vjetore me Amerikën kapin shifrën e 450 bilion dollarë. 12 milionë meksikan jetojnë në Amerikë dhe më tepër se 1 milion Amerikanë jetojnë ose punojnë në Meksikë.
Vizita e Presidentit Obama në maj, mund gjithashtu të shërbejë si bazë për një iniciativë Amerikë – Meksikë për të ndihmuar vendet e Amerikës qendrore veriore për të adresuar kërcënimet e karteleve. Por, kjo duhet filluar me një njohje të ndershme të faktit se Amerika duhet të bëjë më tepër për të zvogëluar kërkesën ndaj drogave dhe të ndalojë rrjedhjen armëve drejt jugut të saj.
As Presidenti meksikan Pñna Nieto dhe as ai amerikan Obama, nuk mund të lejojnë ti japin fund mandateve të tyre, pa reforma kryer thelbësore për t’ua vështirësuar kontrabandistëve të drogave dhe krimit trans-nacional shkatërrimin e jetëve, dëmet ekonomike dhe minimin e shtetit të së drejtës, në të dyja vendet përkatëse.
Alban Blushi