KE: zhbalancimet makroekonomike për 13 shtete anëtarë

77
Komisioni Europian
Komisioni Europian

Komisioni Europian ka bërë publike, konkluzionet e bilanceve të thelluara, për 13 shtete anëtare. Ky bilanc i thelluar, synon një analizim ekonomik të detajuar, duke u bazuar në mekanizmat rekomandues. Spanjë dhe Slloveni, janë dy vende, që citohen si problematike, në këtë analizim. Për sa i përket Qipros, konkluzionet nuk janë bërë publike, si pasojë e marrëveshjes midis Eurogrupit dhe autoriteteve qipriotë.

KE, ka publikuar konkluzionet e bilanceve të thelluara, për sa i përket 13 shteteve anëtare, që sipas konkluzioneve të raportit, mbi mekanizmin e sinjalizimit të rrezikut, të publikuar në nëntorin e kaluar, shfaqen shenja zhbalancimi makroekonomik.

Zv. Presidenti i Komisionit, dhe përgjegjësi për çështjet ekonomike dhe monetare të Unionit dhe të euros, Olli Rehn, ka deklaruar, se, ‘’ Qeverisja jonë ekonomike e rimodeluar, na lejon të trajtojmë paraprakisht, zhbalancimet makroekonomike dhe të hedhin bazat e një rritje të qëndrueshme. Masat vendimtare nga ana e shteteve anëtare dhe në nivelin e BE-së, kontribuojnë për të ri-balancuar ekonominë europiane. Gjithsesi, ka ende sfida të konsiderueshme: duhet akoma kohë për të përcaktuar korrektimin e zhbalancimeve, që janë grumbulluar lirisht përgjatë dhjetë viteve, që kanë paraprirë krizën dhe që vazhdojnë të rëndojnë mbi ekonomitë tona.’’

Sipas Komisionit Europian, bilancet e thelluara tregojnë, se, adaptimi makroekonomik në Europë vazhdon, por natyra dhe ritmi i tij varion nga një shtet në tjetrin. Ato kanë marrë në konsideratë, reduktimin e deficitit të llogarive rrjedhëse, një përputhje të kostove të punës për njësi, korrigjimin e çmimeve të tepruara të pasurive të patundshme, dhe reduktimin e borxhit të sektorit privat. Gjithsesi, duke pasur parasysh diferencën e problemeve dhe të zhbalancimeve, dallimet e rritjes midis vendeve, do të vazhdojnë sërish në vitet e ardhshëm. Dobësia e aktivitetit ekonomik dhe brishtësia e perspektivave ekonomike, mund, në disa raste të kenë kontribuar në përkeqësimin e rreziqeve, të lidhur me zhbalancimet ekonomike dhe pasojat midis vendeve. Për më tepër, në shumicën e rasteve, rregullimi nuk është akoma i plotë. Shumë shtete anëtare të BE-së, janë të konfrontuara me probleme të rëndësishme : borxh të jashtëm, borxh në sektorin privat dhe rregullim të tregjeve të pasurive të patundshme. Kapërcimi i këtyre vështirësive, do të ndikojë tek konkurrenca e vendeve në borxhe dhe ndaj kapaciteteve për të gjeneruar rritje, për të siguruar stabilitetin financiar dhe kryesisht, në reduktimin e papunësisë.

Nga ana tjetër, Komisioni thekson gjithashtu, se, zhbalancimet makroekonomike të vërejtura në shumë shtete anëtare, duhet të jenë objekt i një vëzhgimi më të ngushtë. Një angazhim i fortë, në favor të reformave strukturore është e domosdoshme për të korrigjuar, në një mënyrë sa më të rregullt që të jetë e mundur dhe për të vënë në jetë, kushtet e duhura, për një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe për krijimin e vendeve të punës.

Komisioni, pret gjithashtu nga të njëmbëdhjetë vendet, që njohin zhbalancime,  jo të tepruara, si Belgjikë, Bullgari, Danimarkë, Francë, Itali, Hungari, Maltë, Holandë, Finlandë, Suedi dhe Angli, që të marrin në konsideratë, konkluzionet e thelluara të bilanceve, në programet e tyre kombëtare të reformave dhe në programet e stabilitetit, apo të konvergjencës. Për këto vende, Komisioni do të prezantojë më 29 maj, rekomandime për sa i përket korrektimit të zhbalancimeve ekzistuese dhe parandalimin e zhbalancimeve të reja.

Sipas Konkluzioneve, mund të konsiderohet, se, zhbalancimet janë të tepruara, në dy shtete anëtare, Spanjë dhe Slloveni. Në Spanjë, niveli shumë i lartë i borxhit të brendshëm dhe atij të jashtëm vazhdon të prezantojë rreziqe të rënda për rritjen dhe stabilitetin financiar. Në Slloveni, borxhi dhe procesi i shlyerjes së borxhit të ndërmarrjeve, paraqesin rreziqe thelbësore, mbi stabilitetin e sektorit financiar, kryesisht nëpërmjet ndërveprimeve me financat publike.

Përshtatshmëria e masave të marra nga këto shtete anëtare do të vlerësohet në kohën e duhur, përpara fundit të semestrit europian të koordinimit të politikave ekonomike, ne kuadrin e të cilit do të jenë të adoptuar rekomandimet specifike, për çdo vend, më 29 Maj.

Për Qipron, për të cilin është mbajtur gjithashtu një konkluzion i thelluar, në raportin mbi mekanizmin sinjalizues të rrezikut, asnjë konkluzion i thelluar nuk është publikuar, duke marrë parasysh marrëveshjen politike të përfunduar midis Eurogrupit dhe autoriteteve qipriotë, mbi elementët kryesorë të një programi rregullimi makroekonomik dhe të një financimi zyrtar. Procedura, në lidhje me zhbalancimet ekonomike, nuk aplikohet ndaj vendeve që janë objekt i një programi, sepse ato tashmë i janë nënshtruar një vëzhgimi ekonomik të përforcuar në kuadrin e programit të tyre të rregullimit.

Procedura makroekonomike në lidhje me zhbalancimet, është një mekanizëm vëzhgimi, që synon të identifikojë rreziqet e mundshme në kohë, për të parandaluar shfaqjen e zhbalancimeve makroekonomike të dëmshme dhe të korrigjojë pabarazitë, që tashmë janë prezentë në terren. Ky mekanizëm zhvillohet nëpërmjet tre fazave të nevojshme: Sistem Paralajmërimi i Hershëm; Masa Parandaluese dhe Korrigjuese; Përforcim Rigoroz. Pikënisja vjetore, është kryerja e një raporti mbi mekanizmin paralajmërues: i bazuar në një tabelë indikatorësh, i cili shërben si filtër, për të identifikuar vendet dhe problemet, për të cilat një analizë më e thelluar gjykohet, si e nevojshme. Rezultati i  këtyre shqyrtimeve formojnë bazën, për masa të reja, në kuadrin e kësaj procedure. Ky mekanizëm, ka një efekt parandalues dhe një anë korrektuese. Ky mekanizëm, mund të çojë në sanksione, për shtetet anëtare të zonës euro, nëse ato dështojnë disa herë, në përmbushjen e detyrimeve të tyre.

Imelda Tasho