“Dëshirojmë të përgëzojmë qytetarët shqiptarë për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, që u zhvilluan përgjithësisht në mënyrë të rregullt. Tani duhet të sigurohet një ndjekje e shpejtë e konstatimeve dhe konkluzioneve paraprake të Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve. Ne dënojmë rastet e raportuara të dhunës dhe presim që këto incidente të hetohen plotësisht dhe autorët të dalin përpara drejtësisë.
Tani është e rëndësishme, që fazat e mbetura të procesit zgjedhor të mbyllen në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe të BE-së.
Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive politike, që të veprojnë me një frymë konstruktive për të mirën e popullit shqiptar.
Pasi të certifikohen rezultatet, ne inkurajojmë formimin në kohë të qeverisë për të adresuar sfidat e menjëhershme për të siguruar që axhenda e reformave në vend po ndiqet energjikisht dhe se, procesi i integrimit evropian të fitojë vrull të ri”,- thuhet në deklaratën e përbashkët për shtyp Eshton, Fyle. /im.ta/