Cana: Shqiptarët kanë vetëm një kombëtare

50

cana“Unë jam kosovar, por shqiptarët kanë vetëm një kombëtare”, -kështu shprehet Lorik Cana, kur pyetet për ftesën që ka marrë nga kombëtarja e Kosovës, për të luajtur në ndeshjen miqësore me Haitin. Sipas Canës është e kuptueshme që ai do të ftohej për të luajtur në atë ndeshje, pasi ai është kosovar, por për mesfushorin e Lacios Shqipëria ka vetëm një kombëtare.

Ndërsa për sa i përket Kampionatit Evropian të 2016-ës, Etrit Berisha shprehet se do të jetë një rrugë e vështirë, por duke marrë parasysh që në grup janë vetëm pesë skuadra, ka më tepër mundësi për të kaluar në fazën finale, raporton “La Lazio Siamo Noi”.

“Mua dhe skuadrës sime na intereson vetëm të fitojmë. Edhe ndeshja kundër Serbisë do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme, një nga më domethënëset të karrierës sime profesionale, kështu që do të mundohemi të japim maksimumin tonë”, -shprehet Berisha.

Për Berishën nuk mungojnë as mundësitë për një kualifikim në Kampionatin Evropian të 2016-ës. “Do të përpiqemi të marrim sa më shumë pikë që të jetë e mundur, nuk do të mendojmë për kualifikimin, por duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje dhe në fund të shohim se çfarë do të arrijmë”, -thotë Berisha.

Në shorteun e hedhur pak ditë më parë nga FIFA, Shqipëria do të jetë në grup me Serbinë, Danimarkën, Armeninë dhe Portugalinë.