Zbulohet një skemë e re mashtrimi me TVSH-në, dëmi ekonomik 26 milionë dollarë

Share This
Tags

drejtoria-e-pergjtihshm-e-tatimeveDrejtoria e Hetimit Tatimor në bashkëpunim me Task-Forcën e Prokurorisë së Tiranës kanë zbuluar një skemë mashtrimi me tatimet ndërsa janë lëshuar edhe 9 urdhër arreste.

Sipas burimeve, skema e mashtrimit me TVSH-në bëhej nëpërmjet krijimit të kompanive fantazme ndërsa në pranga kanë përfunduar 5 persona.

Burimet nga policia bëjnë me dije se deri më tani janë arrestuar 5 persona, ndërsa 4 prej të akuzuarve janë shpallur në kërkim

Të arrestuar janë Xhelil Toshi nga Kruja, Besnik Daci nga Elbasani, Sokol Shatko, Roland Simolla dhe Pashako Muha nga Tirana, ku ndaj kësaj të fundit është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Mësohet se përfitimi i shkaktuar nga skema e mashtrimit kap shifrën e 26 milionë dollarëve.

Nga hetimet, ka rezultuar, se këto subjekte tregëtare kanë regjistruar në QKR dhe në Administratën Tatimore, në mënyre fiktive, persona të ndryshëm pa asnjë lloj aktiviteti tregëtar, me qëllim tërheqjen e blloqeve të faturave të TVSH-së, duke kryer më pas blerje fiktive të skrapit dhe duke shmangur pagimin e TVSH-së në vlerën e sipërpërmendur.

Në këtë skemë mashtrimi me TVSH-në janë përfshirë një numër i madh subjektesh dhe hetimet kanë zbuluar dhe dokumentuar veprimtarinë kriminale që të pandehurit kryenin duke përfituar nga shitjet fiktive dhe duke bërë të mundur kreditimin e TVSH-së për çdo blerje.

Ky hetim është iniciuar nga strukturat e inteligjencës në Drejtorinë e Hetimit Tatimor dhe më pas veprimet proceduriale dhe hetimore kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie, që shtrihet në Qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë,  etj

Të arrestuarit, kanë konsumuar plotësisht elemente të veprave penale të mashtrimit të kryer në bashkëpunim, , fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve në bashkëpunim.

Nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë deri në këtë fazë të hetimit është marrë masa e sigurisë arrest në burg në Gjykaten e Shkallës së Parë Tiranë për 24 shtetas.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>