Transporti urban greve 4 orëshe në kryeqytet

63

autobusTirana sot ka qënë në kaos të transportit urban. Qytetarët kanë pritur për orë të tëra në stacion ndërsa disa të tjerë kanë ecur në këmbë ose kanë marrë shërbimin taksi.

Greva nisi në orën 05.00 deri në orën 09.00, pra 4 orë paralizim të transportit urban. Arsyeja mos marrja e rrogave nga punonjësitë në këtë shërbim.

Ky është vetëm një paralajmërim i federatës së sindikatave të pavarura të punonjësve të transporteve në të gjithë Shqipërinë, sepse  ata thonë se nëse nuk zgjidhet situata, greva do të përsëritet dhe do të jetë me orë të zgjatura.

Kjo sindikatë ngre shqetësimine edhe të informalitetit ku thonë se nga 5 mjete të transporti publik, vetëm një është i licensuar.

Kjo është ndërprerja e dytë e shërbimit të përditshëm urban. Para disa javësh, shoqëritë e transportit qytetas nuk ofruan shërbim për qytetarët për 3 orë duke krijuar  kaos në rrugët e Tiranës.

Dy janë kërkesat e drejtuara nga shoqata e transportit qytetas. Së pari, kërkohet ulje e akcizës së naftës për këtë shërbimi dhe e dyta rritja e çmimit të biletës. Kërkesa e fundit është diskutuar prej vitesh, por Bashkia e Tiranës është shprehur se askush nuk mund të bëjë rritje abuzive të çmimit të biletave dhe aboneve.