Thaçi: Prishtina do ngrohet me avullin e Termocentraleve të Kosovës

49

hashim thaciPrishtina do ngrohet me avullin e Termocentraleve të Kosovës, i cili do sjellet me gypa në ngrohtohen e kryeqytetit.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, inspektoi sot punimet që po kryhen afër qytetit të Kastriotit, në drejtim të kryeqytetit, në segmentin ku janë në përfundim e sipër punimet në kilometrin e tretë të sistemit të gypave, që do të sjellin avullin e nxehtë prej Termocentraleve të KEK-ut deri tek ngrohtorja e Prishtinës “Termokos”.

“Procesi i përmbylljes së këtij projekti të ngrohtores për qytetin e Prishtinës është një nga projektet më të rëndësishme pas ndërtimit të autostradës Shqipëri – Kosovë. Është projekti i nevojshëm, i domosdoshëm, dhe jetik për qytetarët e Prishtinës”, u shpreh kryeministri Thaçi.thaci 1

Sipas tij, ky është projekti më modern në rajon, ku do të sigurohet ngrohje me avull.

“Gjatësia e punimeve në projekt është 11 kilometra nga KEK-u deri në Prishtinë. Do të përmbyllet me kohë, për të filluar me punë nga vjeshta e këtij viti. Të gjitha punimet janë duke shkuar sipas planit”, tha kryeministri Thaçi .

Qeveria e Kosovës, vijoi ai, do të kryej të gjitha obligimet e veta që ka karshi këtij projekti të rëndësishëm.

thaci3“Janë dy probleme që është dashur që të zgjidhen për qytetarët e Prishtinës, dhe ato janë çështjet që kanë të bëjnë me sigurimin e ujit dhe të ngrohjes. Me këtë intensitet të punës, që është duke u zhvilluar, çështja e ngrohjes do të përmbyllet me sukses të plotë dhe me kohë rekorde”, tha Thaçi.

Ai falënderoi të gjithë mbështetësit që kanë kontribuar për këtë projekt bashkërisht me institucionet e Republikës, Qeverinë e Kosovës dhe Komunën e Prishtinës.