Tensione parazgjedhore në Maqedoni

46

incidente maqedoniNë prag të nisjes së fushatës elektorale, në Maqedoni janë shtuar tensionet parazgjedhore. Një zyrë elektorale e partisë opozitare maqedonase LSDM është sulmuar dje ndërsa një javë më parë pranë një shtabi tjetër elektoral është hedhur një bombë.

“Dikush po frikësohet nga rezultati i zgjedhjeve. Ky akt vandal nuk ndodhë për herë të parë në këtë territor”, kanë theksuar përfaqësues të LSDM-së në komunën Qendër.

Ndërkohë, në shtabet elektorale të partive shqiptare akoma po mbretëron qetësia dhe nuk priten incidente. Kjo paralajmërohet edhe nga partitë politike, të cilat kanë apeluar se nuk ka nevojë për incidente dhune dhe se qytetarët duhet që të shfrytëzojnë të drejtën e votës në mënyrë demokratike.

Partitë politike së fundi kanë shtuar fjalorin e akuzave dhe kritikave midis tyre, në prag të fillimit të fushatës zgjedhore.

Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni do të zhvillohen në 27 prill.