TAP prezanton projektin për marrjen e Lejes Zhvillimore Komplekse në MEI

52

TAP_Gas_PipelineTAP prezanton aplikimin për marrjen e Lejes Zhvillimore Komplekse.Në ambientet e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë u mblodh Komisioni për shqyrtimin e kërkesave për dhënie leje për ndërtim dhe shfrytëzim objektesh të natyres energjetike, minerare, industriale dhe objekte me rrezikshmëri të lartë të kësaj fushe.

Objekt i takimit ishte paraqitja e aplikimit të pregatitur nga kompania TAP AG për marrje Leje Zhvillimore Komplekse për punimet ndërtimore për Projektin e gazsjellësit TAP.

Në respektim të procedurave në fuqi, në këtë mbledhje nga ana e ekspertëve të kompanisë TAP AG u prezantuan materialet që lidhen me fazat e ndryshme ndërtimore të projektit TAP, për të cilat do të jepet Leja Zhvillimore Komplekse si dhe u bënë pyetje dhe diskutime nga anëtarë të komisionit për të cilat u dhanë sqarimet dhe informacionet përkatëse prej përfaqësuesve të kompanisë TAP AG.

Gjatë prezantimit, nga ana e Komisionit dhe përfaqësuesve te kompanisë TAP, u diskutuan disa çështje që lidhen kryesisht me marrjen parasysh gjatë përgatitjes së projektit nga ana e kësaj kompanie të problemeve që mund të lindin nga: relievi kodrinor-malor i territorit të vendit tonë, problemeve të erozionit dhe rrëshqitjeve, -infrastrukturës, azhurnimi me lejet ekzistuese dhe të parashikuara në planet e zhvillimit sektoriale rajonale e kombëtare.

Përfaqësuesit e shoqërisë TAP, prezantuan faktin se janë marrë parasysh vështirësitë që mund të lindin nga terreni, apo problemet e infrastrukturës, ndërkohë që dhe gjatë prezantimit të materialit u evidentua parashikimi për ndërtimin e rrugë -urave te reja, apo dhe rikonstruksioni i atyre ekzistuese.

Mbetet tanimë që të procedohet më tej me përgatitjen e praktikave dhe të dokumentacionit të nevojshëm nga ana e strukturave të MEI, për përcjelljen për shqyrtim dhe miratim në Këshillin Kombëtar të Territorit (KKT), të aplikimit të kompanisë TAP AG për marrje Leje Zhvillimore Komplekse për punimet ndërtimore për Projektin e gazsjellësit TAP.