Statuti i ri i PD, Berisha-Bode në grupin e punës

Share This
Tags

berisha -bodeDemokratët pritet të bëjnë ndërhyrje rrënjësore në “Kushtetutën” e tyre, statusin e PD-së, për ta përshtatur atë me realitetin aktual, shkruan GSH.

Paralel me procesin e zgjedhjeve të reja, PD-ja do të merret edhe me ndryshimet e statusit, për të cilin shumë shpejt do të ngrihet një grup pune, në përbërjen e të cilit nuk përjashtohet mundësia të jenë edhe lideri Sali Berisha dhe sekretari i përgjithshëm në detyrë, Ridvan Bode.

Ky grup do të shqyrtojë të gjitha propozimet për ndryshimet në dokumentin themeltar të PD-së. Do të jetë një komision i posaçëm i cili shqyrton të gjitha propozimet dhe në rast nevoje ai ua paraqet për miratim organeve qendrore sipas kompetencave. 

Mësohet se ndryshimet që do i bëhen statusit të vitit 2009, synojnë forcimin e bazës së PD-së, duke filluar me shtimin e kompetencave të seksioneve dhe grupseksioneve e deri tek organet drejtuese dhe forumet kryesore të partisë. Po ashtu do të pësojë ndryshime dhe mënyra e organizimit të brendshëm të PD-së, duke synuar një organizim të ri të të gjitha instancave të partisë, si dhe përfshirjen e votimit sipas parimit “një anëtar-një votë”. Pritet që të ndryshojë numri i nënkryetarëve të partisë dhe sekretariatit, për të cilin thuhet se do të ketë më shumë departamente, si dhe do të ndryshojë dhe formati i kryesisë së PD-së. Gjithsesi çdo variant dhe propozim do të hidhet në letër dhe më pas pritet votimi në Kuvendin e PD-së, i cili shënon momentin përmbyllës të zgjedhjeve brenda PD-së diku nga fillimi i muajit mars.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>