Shpërthen mjeti në lëvizje, plagosen rëndë çifti

76
Police te Qarkullimit Rrugor, duke kontrolluar trafikun, prane Bulevardit Deshmoret e Kombit. Me ndryshimin e Kodit Rrugor qe nga dita e sotme do te aplikohene gjoba te ashpra vecanerisht per tejkalimin e normave te shpejtesise, drejtimin e mjetit ne gjendje te dehur, mosperdorimin e rripit te sigurise, etj.
Police te Qarkullimit Rrugor, duke kontrolluar trafikun.

Nje çikt te fejuarish nga Durresi kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit të mjetit me të cilin udhëtonin.

Ngjarja ka ndodhur në dalje të fshatit të Panajasë në Vlorë, ku mjeti me targa DR 8135 E ka shpërthyer në flakë ndërsa ishte në lëvizje.

 

Per pasoje kane mbetur te plagosur Endri Karaboja dhe e fejuara e tij  Griselda Alikaj, te cilet mesohet se po ktheheshin nga Vlora. Ata  janë transportuar në spitalin rajonal të Vlorës për marrjen e ndihmës mjekësore.

 

Burime nga spitali i Vlorës bëjnë me dije se Karaboja është në gjendje më të rëndë për shkak se shpërthimi ka ndodhur në krahun e shoferit.

Ndërsa Alikaj sipas mjekëve të Vlorës ka plagë të lehta.

 

Shpërthimi i mjetit tip “Ford Focus” ka ardhur si rezultat i rrjedhjes së gazit në impiantin e vendosur në automjet.