Serbia notë proteste Ramës në OKB

Share This
Tags

edi-rama-dhe-notaQë më 8 prill, Serbia ka dërguar, siç kishte paralajmëruar, notën e protestës në Këshillin e Sigurisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku kritikohet ashpër dhe kërkohet të merren masa ndaj deklaratave të kryeminsitrit Edi Rama mbi bashkimin e shqiptarëve.

Përfaqësuesi i Serbisë në Kombet e Bashkuara, Milan Milanoviç, i ka dërguar një letër Presidentes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Dina Kauar, në të cilën deklaratat e Ramës cilësohen si rrezik për paqen në rajon.

Letra: “Deklarata është provokative dhe jashtëzakonisht problematike për marrëdhëniet në rajon, në veçanti për ato mes Serbisë dhe Shqipërisë, dhe paraqet një kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin rrajon.

Në injorim të plotë ndaj Rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit dhe e barabartë me një thirrje për ri-vizatimin e kufijve ndërkombëtarë, deklarata shkon në kundërshtim me shpirtin e bashkëpunimit, mirëkuptimit të përbashkët, fqinjësisë së mirë dhe të ardhmes së përbashkët për shtetet e rajonit dhe përpjekjet e tyre për t’ju bashkuar Bashkimit Europian”.

Në javët në vazhdim pritet që Këshilli i Sigurimit të OKB-së të vendosë nëse çështja do të debatohet.

Por, pavarësisht kritikave edhe nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara pas deklaratës së tij, kryeministri Rama duket i pashqetësuar.

I pyetur nëse e shqetësojnë vërejtjet nga BE e SHBA, për deklaratat e tij Rama dje pasi doli nga grupi PS u përgjigj: Fare.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>