Rusia: Krimeja si Kosova; SHBA: Sanksione të ashpra

52

Si një përpjekje e fundit për të shmangur referendumin e së dielës në Krime, Kerrytakimi në Londër mes Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry dhe Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov ka përfunduar pa asnjë rezultat. Palët kanë ndarë qëndrimet e tyre të kundërta në lidhje me krizën në Urkrainë.
Kerry ka kërkuar të Rusia të tërheqë trupat ushatarake nga kufiri me Ukrainën dhe palët të ulen në bisedime.

“Pas 6 orë diskutimesh, Ministri i Jashtëm Lavrov e bëri të qartë se Presidenti rus Vladimir Putin nuk është i gatshëm të marrë ndonjë vendim lidhur me krizën në Ukrainë, deri pasi të zhvillohet referendumi i së dielës për të ardhmen e gadishullit ukrainas të Krimesë. ShBA vazhdojnë të jenë për një dialog të drejtpërdrejtë me Rusinë për zgjidhjen e krizës. Për këtë arsye erha në Londër me ide konstruktive dhe paraqita një numër alternativash, që nuk u pranuan. I bëra të qartë zotit Lavrov se Rusia do të ketë pasoja nëse nuk do të gjejë rrugën për të ndryshuar kurs. nëse Rusia kërcënon popullin ukrainas atëhere përgjigja e Perëndimit do të jetë më e fortë dhe kjo do të shoqërohet me pasoja.”
Sekretari Amerikan i Shtetit bëri thirrje që kriza të zgjidhet përmet institucioneve dhe forumeve ndërkombëtare. Ndërkaq Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov tha se Moska respekton vullnetin e popullit të Krimesë.

“Bisedimet me Kerry-n ishin konstruktive megjithëse nuk ndajmë të njëjtin vizion për Ukrainën. Qytetarët e Krimesë kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e tyre,ashtu sic vendosën qytetarët në Kosovë. Ndërkaq sanksionet ndaj Rusisë do të ishin joproduktive. Për këtë qëllim Putin është në kontakt me Obamën, Cameron dhe Hollande”.
Po sot, Presidenti amerikan, Barack Obama deklaroi se shpreson ende në një zgjidhje diplomatike për krizën e Krimesë, duke paralajmëruar pasoja për Rusinë nëse nuk terhiqet.