Riarrestohet ish aksioneri i klubit të futbollit “Partizani”, kërkohet nga Italia

140

Paro LaciIsh-aksioneri i klubit të futbollit, Partizani, Paro Laçi është riarrestuar me qëllim ekstradimin në Itali. Në prill të vitit 2013, Gjykata e Apelit në Tiranë ka lëshuar një urdhër arresti për Laçin për llogari të ekstradimit në Itali.

Që prej asaj kohe, Paro Laçi ishte arratisur dhe nuk u gjend asnjëherë nga forcat e policisë së shtetit. Kjo nuk ishte hera e parë që ishaksionieri i Partizanit arrestohet, pasi një vit para se të shpallej në kërkim, biznesmeni u arrestua me kërkesë të drejtësisë italiane.

Drejtësia e shtetit fqinj dyshonte se Laçi në vitin 1997 se ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale në Itali. Më 8 mars 2013, prokuroria ka pranuar kërkesën për ekstradim të të kërkuarit të tyre. Ishte ky  vendim që zbuti masën e arrestit ndaj biznesmenit, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, duke i dhënë mundësi Paro Laçit që të arratisej në drejtim të paditur sipas policisë.

Por, Paro Laçi u arrestua edhe në vitin 2010 nga Seksioni i krimit kundër jetës dhe shëndetit në Komisariatin 2 të Tiranës. Arrestimi ka ardhur pas denoncimit të kryer nga futbollisti Sokol Ishka, i cili e ka akuzuar Laçin për dëmtime të tjera me dashje dhe heqje të paligjshme të lirisë.

Në denoncimin e tij, lojtari ka shkruar se është marrë me një makinë nga disa persona dhe është çuar në Durrës, ku është mbajtur në një hotel. Paro Laçi është dënuar në shtetin fqinj me 10 vite burg, për akuzën e trafikut të kokainës në vitin 1996.