Rama vizitë në Serbi në muajin shkurt

Share This
Tags

ramaKryeministri shqiptar, Edi Rama muajin e ardhshëm do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Serbi. Kjo u bë e ditur nga Ministri i Jashtëm serb, Ivan Mrkiç, i cili njoftoi për vizitën e Ramës në muajin shkurt, por duke mos saktësuar datën.

”Jemi të gatshëm të takohemi me të dhe të bisedojmë për krijimin e raporteve sa më të mira në rajon”, ka thënë Mrkiç, duke shtuar se në axhendën e vizitës do të jetë bashkëpunimi dypalësh në shumë sfera.

Sipas tij, shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës i gëzojnë të gjitha të drejtat, ndërsa pakica serbe që jeton në Shqipëri ende nuk është pranuar si duhet.

“Duhet të shikojmë faktin se në Shqipëri jeton pakica serbe, e cila ende nuk është pranuar si duhet. Unë këtë çështje e kam inicuar kur kam qenë në Tiranë vitin e kaluar. Duhet të specifikojmë të gjitha mënyrat se si do të trajtohet pakica serbe, pasi shqiptarët tek ne gëzojnë të gjitha të drejtat sipas standardeve më të larta evropiane”, ka thënë Mrkiç.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>