Rama: Reforma territoriale, terapi për shërimin e plagës së copëzimit

55

rama-kryeminister_0Prezantohen projektet e përzgjedhura për reformën territoriale dhe për të rigjeneruar nga pikëpamja urbane rajonet dhe qytetet.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama i cilësoi këto projekte si një paketë investimesh që do të bëjnë të mundur  transformimin e rajoneve.

“Është një pakete e re dhe transformuese investimesh e cila hapet sot por nuk mbyllet sot. Projektet që do të marrin udhë menjëherë janë projekte që dolën fituese nga thirrja e parë, thirrja e dytë është e hapur dhe pjesa tjetër e paketës së investimeve do të plotësohet me përzgjedhjen e proceseve të tjera. Por nga ky proces ka disa gjëra të rëndësishme. Ne kemi parë si kanë funksionuar në vite një fond i quajtur i zhvillimit të rajonit pa asnjë standar nga pikëpamja e projektimit, pa asnjë standart nga pikëpamja e përzgjedhjes dhe nga pikëpamja e implementimit. Në të njëjtën kohë kjo mungesë standartesh lidhet edhe me një mungesë të qartë kapacitetesh në nivelin vendor dhe në një mungesë të përbashkët kapacitetesh për të financuar zhvillim rajonal në kushtet e një fragmantimi kaq dramatik të territorit dhe një copëzimi kaq asfiksuese të administrimit vendor” tha Rama.

Ndërsa e ka cilësuar si një plagë të rëndë copëzimin e territorit gjatë këtyre viteve, kryeministri Rama theksoi se i vetmi shërim për të është reforma administrative-territoriale

“Atë që është plaga e madhe dhe që gjeneron në vijimësi një infeksion dobësues për gjithë organizmin e vendit  është plaga e copëzimit territorial dhe administrimit territorial të vendit, një plagë që ne synojmë ta shërojmë me efektshmëri përmes reformës administrative territoriale që është padyshim terapia intensive e domosdoshme sot për të marrë produkte prejtësisht të tjera për nga cilësia” shtoi ai.

Peleshi:Nga projektet do hapen mijëra vende pune

Zv.kryeministri Niko Peleshi ka theksuar gjatë prezantimit të këtyre projekteve se falë tyre do të hapen mijëra vende të reja pune.

“Ka pasur një debat në parlament nëse buxheti është I shtrëngimit të rripit apo është një buxhet i rritjes ekonomike. Projektet që fillojnë sot, që marin sot rrugën e zbatimit vërtetojnë se ky buxhet nuk është I orientuar drejt masave shtrënguese. Vetë situata financiare e këtij viti mund ta kushtëzonte atë por puna e palodhur e qeverisë shqiptare në bashkëpunim me FMN dhe BB na kanë mundësuar një buxhet të shëndetshëm sepse kemi mundur që brenda tij të krijojmë hapësira për projekte zhvillimi  për investime publike kaq të rëndësishme për jetën e qytetarëve. 100 milionë dollarë të alokuara nga buxheti në fondin e zhvillimit të rajoneve në projektet e infrastrukturës vendore, arsimit, shëndetësisë, artit dhe kulturës dhe mjedisit.   Rreth 100 kantiere të reja pune do të fillojnë nga sot, qindra biznese ndërtimi, biznese shërbimesh të lidhura me to do të fillojnë sot të kenë një treg dhe një frymëmarrje të re. Mijëra vende të reja pune do të happen nëpërmjet këtyre projekteve gjatë vitit 2014” tha ai.

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, shtoi se “Rilindja Urbane”, tashmë nuk është më një slogan elektroal, por ka filluar të materializohet përmes investimeve.

“Në 20 vite ka ndodhur në zhvillim me rënie të lirë i rajoneve tona. Nuk ka pasur strategji dhe mbështetje nga ana e qeverisë qëndrore për rajone të cilat fshehin jo pak potenciale zhvillimi. I lënë në duart e tregut të lirë rajonet janë zbrazur gjatë këtyre viteve dhe kanë tentuar të shkojnë drejt tregut më të madh, drejt metropolit. Nuk ka asgjë të keqe që metropolis ynë është rritur apo qytete të tjera pranë saj si Durrësi aspo Vlora, por nga ana tjetër zbrazja e rajoneve tona për shkak të mungesës së shpresës në to kanë krijuar varfëri në kapacitete njerëzore dhe bashkë me to edhe mbështetje financiare” shtoi Peleshi.