Rama: Jemi krenarë për marrëveshjen FMN-në

Share This
Tags

rama-inspekton-hipotekenKryeministri, Edi Rama në fjalën e mbajtur në Kuvend, ku po diskutohej për marrëveshjen e qeverisë shqiptare me Fondin Monetar Ndërkombëtar ka deklarua se kjo marrëveshje garanton rritje ekonomike. Lidhur me pretendimet e opozitës, për kushtet e arritjes së marrëveshjs së borxhit, Rama u shpreh se, nuk ka masa shtrënguese.

“Jemi krenarë për marrëveshjen e nënshkruar; ajo garanton rritjen ekonomike dhe nuk bazohet në masa shtrënguese; për të kemi marre jo vetëm mbështetjen e plotë të Bordit, por edhe përgëzimet e të gjithë partnerëve tanë ndërkombëtare. Marrëveshje e fshehtë?! Ky është term shume interesant kur bëhet fjalë për një institucion kaq prestigjioz dhe sesi mund të bëjë FMN-ja të tilla, këtë mund ta thonë vetëm ata që bënë marrëveshje me Suden apo Vehbiun”, tha Rama.

Kryeministri nënvizoi se, pretendimi për rritje taksash dhe ulje pensionesh është “pjellë e një fantazie që lidhet me pamundësinë e kuptimit të votës së 23 qershorit, e pamundësisë për të parë veten”. Për kunder efekteve negative, që pretendon Partia Demokratike, Rama theksoi se marrëveshja me FMN-në do të nxisë rritjen ekonomike të vendit.

“Deri më tani kemi paguar 120 milionë dollarë borxhe të fshehura dhe të prapambetura, që e kishin marrë Shqipërinë peng dhe po shndërroheshin në një lak për ekonominë dhe shqiptarët. Nuk do ketë taksa të reja dhe as rritje taksash në një vit ku kemi tërësisht nën kontroll të ardhurat dhe sot ato janë mbi planin qoftë në tatime, qoftë në dogana, në një vit ku ekonomia do të fillojë të performojë sidomos në pjesën e dytë të vitit”, tha ai.

Sa i takon pretendimi për rritje të moshës së pensionit, Rama tha se do të ketë reformë për këtë çështje. Edhe reformën e pensioneve padyshim që do ta bëjmë; është e munguar prej 20 e kusur vjetësh. Ne nuk mund të bëjmë sikur mund të presë dhe t’ia lëmë pastaj në kurriz, të ardhmes. Do ta bëjmë reformën, por jo ashtu siç kujtoni dhe propagandoni ju e fatkeqësisht, edhe ashtu si mendoni ju, sepse e vetmja gjë që mendoni ju është se për reformë do të duhet të rrisësh moshën. Kjo nuk do të ndodhë. Edhe në pensionet, ne do të zbatojmë progresivitetin dhe ata që janë në pension nuk do ndiejnë asnjë lloj peshe, sepse atë do ta mbajnë ata që punojnë dhe duhet të përgatiten të dalin më vonë në pension”, u shpreh kryeministri.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>