PS: Opozita të kërkoje ndjesë për median

Share This
Tags

Deputetja-e-PS-se-Esmeralda-ShkjauPartia Socialiste sqaroi sot se “raporti i “Freedom House” për lirinë e shtypit ka të bëj me vitin 2013, pikërisht me vitin e fundit të qeverisë Berisha, që për hir të së vërtetës bëri çmos për t’ia vështirësuar jetën medias, qoftë me gjoba e qoftë me mbyllje gazetash e televizionesh”.

Në një deklaratë për mediat nga selia e PS-së, deputetja Esmeralda Shkjau tha se “opozita e ka humbur toruan pas fluturakëve fantazmë, këtë e dinim, por që të ngatërronin edhe vitin kur ata vetë kanë qeverisur në Shqipëri, nuk na e kish marrë mendja”.

Ajo vuri në dukje se falë ndryshimit të qeverisë e falë frymës të qeverisë së re, liria e medias në 2013 nuk është përkeqësuar si vitet e mëparshme, por pikëzimi i Shqipërisë ka mbetur i njëjti.

“Opozita është e fundit që i takon të flasë për lirinë e medias, se përpara se të flasë për ketë gjë, duhet të kërkoj ndjesë për gjithë të zezat që i ka bërë medias në Shqipëri. Qeveria është e angazhuar seriozisht për të përmirësuar situatën e medias në Shqipëri. Prova më e qartë e këtij angazhimi ishte Raporti për Lirinë e Medias i organizatës “Reporterët pa Kufij”, i cili që në muajin shkurt, duke vlerësuar shprehimisht hapat e marra nga qeveria e re, e renditi Shqipërinë 17 vende më lart në indeksin për lirinë e medias”, deklaroi deputetja e pozitës.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>