Presidenti Nishani dekreton ligjin për amnistinë

Share This
Tags

NishaniPresidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar  shpalljen e ligjit “Për dhënie amnistie” dhe ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.03.1995, “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. Këto dy pr/ligje u miratuan pak ditë më parë në Kuvend me shumicë të cilësuar.

Gjithashtu Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në Mbretërinë e Holandës, Gazmend Barbullushi.

“Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të neneve 21, pika 2, dhe 31, pikat 1 dhe 2, të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit, dekretoj: Zoti Gazmend Barbullushi, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Holandës, rezident, dhe e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike “OPCË”, jo rezident”, thuhet në dekretin e Presidentit Nishani.

Gjithashtu Presidenti Nishani ka dekretuar edhe shpalljen e ligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin e Privilegjeve dhe Imuniteteve të Autoritetit Ndërkombëtar të Shtratit të Detit”.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>