Policia e Kosovës, masa për ngritjen e sigurisë në trafik

Share This
Tags

policia rrugore ksMe qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik, parandalimit të aksidenteve në rrethanat e ndryshimit të motit, Policia e Kosovës me njësitet e saj ka marrë masa për përforcimin e shërbimeve të Policisë së Komunikacionit Rrugor në të gjitha akset rrugore.

Policia e Kosovës bëri të ditur sot se në rrugët urbane dhe në ato rajonale ka caktuar njësite policore të komunikacionit rrugor, të cilat do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme.

Kërkohet nga të gjithë  pjesëmarrësit në trafik, përfshirë këmbësorët, e në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së automjeteve.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë  pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, nërsa paralajmëron se do të ndërmerr masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit.

Në 24 orët e fundit në trafikun e Kosovës, sipas raportit të sotëm të Policisë,  kanë ndodhur 58 aksidente, 17 prej tyre me të lënduar, ndërsa janë shqiptuar 512 gjoba për kundërvajtje.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>