Poezia e fundit e Dritëro Agollit që preku shqiptarët

Share This
Tags

driteroagolli_0001Dalëngadalë” quhet poezia që Elona e ndau me të tjerët.
Pasi shkrimtari i madh Dritëro Agolli u dërgua me urgjencë në spital për shkak të problemeve me rrugët e frymëmarrjes, vajza e tij Elona e ka përshëndetur të atin përmes publikimit të një poezie në Facebook.

Ndërsa sot Dritëro Agolli ka ndërruar jetë në spital në moshën 85 vjeçare. Ai vuante nga një sëmundje në mushkëri. Mësohet se shkrimtari i madh ndërroi jetë në orën 16:00 në spital, ku ishte shtruar dhe po mbahej nën kujdesin e mjekëve.

Prej 20 vitesh, shkrimtari vuante nga një sëmundje pulmonare kronike.

“Dalëngadalë” quhet poezia që Elona e ndau me të tjerët.

Poezia e Dritëroit:

Dalëngadalë

Mbaruan të gjitha gjërat që kishte shtëpia:

Në oborr u tha në fillim një dardhë,

U shterr dhe pusi i madh tek avllia

Ku kishte koliben qeni i bardhë.

Dhe vdiqën njëri pas tjetrit

Im atë, vëllezërit e tij, së fundi dhe nëna;

Tani kam mbetur veç unë këtu nga të vjetrit

Tek bulevardi zvarris këpucët e ngrëna.

Kështu, më i vjetri nga fisi jam unë

Gëzohem që rroj me miqtë e mi të hershëm të rrallë,

Por ka edhe të tjerë, madje edhe shumë,

Që thonë: “Ende ky gjallë”

Këta që vdekjen ma ndjellin janë poetët,

Poetët me njëri-tjetrin nuk duhen kurrë!

Kur gripi më zë i ngrenë veshët

Dhë bëjnë sikur u vjen keq: “Vërtet i sëmurë”?

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>