PD: Lëreni Tahirin të shohë Robokopin dhe vini profesionistët në detyrë

Share This
Tags

ARben RistaniDeputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka akuzuar Policinë e Shtetit për paaftësi dhe fshehje të krimeve. Ristani denoncon një vrasje të ndodhur dy ditë më parë në Kamëz, që sipas tij nuk është njoftuar nga autoritetet.

“Para dy ditësh, në qendër të Kamzës është plagosur një person me iniciale Y.K., i cili sot ka vdekur në spital. Asnjë njoftim zyrtar nga policia për këtë ngjarje. Krime të rënda po ndodhin përditë dhe Policia po shfaqet përditë e më e paaftë për ti parandaluar, apo zbuluar dhe kapur autorët. Asnjë shans nuk ka që e nesërmja do të jetë më e mirë kur mendon se profesionistët janë larguar nga policia dhe sot ajo drejtohet nga punonjës partie apo nga ata që e kanë blerë vendin e punës.

Drejtuesit politikë të Policisë po sillen si minorenë duke menduar se krimi i publikuar ju prish ndjesinë e rilindasve heronj me të cilën kanë bindur veten. Kanë bindur veten se janë misionarë rilindas dhe se populli e beson këtë, prandaj dhe fshehin kriminalitetin i cili në përmasat që ka marrë, j’ua cënon rëndë vetëvlerësimin.  Saimiri dhe çunat e partisë duheshin lënë të shihnin filma me robokopin dhe profesionistët duhet të kthehen në detyrë”, shkruan Ristani në Facebook.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>