Operacioni kundër trafikimit të bombave me telekomandë, në pranga dy persona

Share This
Tags

policiaDrejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, pas një pune hetimore prej 2 muajsh, kanë finalizuar me sukses një operacion kundër trafikimit të bombave me telekomandë.

Policia ka bërë të mundur pasditen e sotme arrestimin në flagrancë të shtetasve, Pjetër Babaj, 58 vjeç, banues në lagjen “Tre heronjtë” të qytetit të Shkodrës dhe Lulëzim Toska, 36 vjeç, banues në lagjen “29 nëntori”të qytetit të Shkodrës. 2 shkdoer

Fillimisht policia ka arrestuar në urën e Bunës, Pjetër Babaj, i dënuar edhe më parë për trafik armësh, ku në automjetin e tij, policia gjeti dy mina me sahat. Pas kontrollit të banesës në lagjen “Tre heronjtë” u bë e mundur të gjendeshin edhe minat e tjera, së bashku me kapsollat elektrike dhe aksesorët e tjerë. Bazuar në informacionet e mbledhura gjatë hetimit 2-mujor, menjëherë policia vijoi kontrollin në banesën e shtetasit Lulzim Toska, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i Babajt.

Në këtë banesë u gjetën 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 silenciator. Policia vazhdon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet proceduriale në ngarkim të kësaj ngjarje do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprat penale të “Trafikimi i armëve dhe municioneve”, dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>