Një autobombë shpërthen përpara Bankës së Greqisë

Share This
Tags

shperthimi-2-444x295Një shpërthim i fuqishëm ndodhi sot në orën 05:55, në rrugën ”Ameriqis” në Athinë, para godinës së Bankës së Greqisë, pas dy telefonatave paralajmëruese për një makinë të ngarkuar me 75 kilogramë eksploziv. Sipas të dhënave të deritanishme, pati dy telefonata paralajmëruese në orën 05:10 dhe 05:15, ku telefonuesi tha se ”një makinë me 75 kilogramë eksploziv do të shpërthejë pas 45 minutash”. Menjëherë zona u izolua nga forcat e policisë, ndërsa u gjet një makinë e markës ”Nissan Sunny” që sipas të gjitha gjasave ishte e vjedhur. Policia largoi në kohë njerëzit që gjendeshin në zonë, kryesisht punojës të policive private dhe bllokoi qarkullimin në një rreze të gjatë për të mos patur viktima. Në ora 05:55 ndodhi shpërthimi i fuqishëm që u dëgjua në thuajse gjithë Athinën dhe makina u shkatërrua krejtësisht. Në vendngjarje ndodhen forca të shërbimit antiterror dhe të kriminalistikës dhe po kryejnë hetimet dhe ekzaminimet përkatëse.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>